Është mbledhur komisioni hetimor parlamentarë për marrëveshjen mes shtetit shqiptarë dhe kompanisë CEZ, në të cilin po raporton ministri i energjitikës, Damian Gjiknuri. Që në fillim mbledhja ka nisur me tone të forta pasi kryetari i këtij komisioni deputet i PD-së, Edmond Spaho, ka replikuar ashpër me ministrin Gjiknuri për mënyrën e menaxhimit të përgjigjeve dhe të pyetjeve. Debati ka qenë se Spaho vetë pyeste dhe vetë përgjigjej, aq sa deputetët i kanë thënë Spahos se po e kthen mbledhjen në konferencë shtypi. “Nuk jam këtu për cirk politik, por për të vërtetat që duhet të dijë opinioni publik”, ka nënvizuar Gjiknuri.
vijon
ma.me