Bashkimi Europian duhet të përmbushë pritshmëritë që kanë shqiptarët dhe gjithë Ballkani për integrimit europian, ose në të kundërt hapësira për zhvillimin e islamit radikal do të jetë e madhe.
Paralajmërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama për prestigjozen “Financial Times”. Sipas Ramës nëse 10 vjet më parë 98 % e shqiptarëve besonin tek Amerika, pastaj tek Zoti dhe Europa, sot kjo nuk ndodh më.
“Një i ri në Tunisi ose Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme, por në Shqipëri ylli në qiell është Europa. Në Ballkan gjenden muslimanët më proamerikanë dhe proeuropianë në botë, por kjo është duke ndryshuar. Dhjetë vjet më parë 98 përqind e shqiptarëve në fillim besonte tek amerika, pastaj tek zoti dhe europa,” ka deklaruar Rama për “Financial Times”.
Sot, sipas tij, situata nuk është më njëlloj. Para dhjetë vjetësh sipas Ramës do të kishte qenë e pamundur që shqiptarët të luftonin në vende të tjera, siç ndodh sot në Siri dhe Irak. Kryeministri shqiptar për “Financial Times” thotë se Ballkani ka nevojë për Europën dhe Europa ka nevojë për Ballkanin sepse integrimi i Ballkanit është mbi të gjitha një çështje sigurie për Europën. “Financial Times” shkruan se Edi Rama ka kujtime të mira të çmendinës së izoluar që ishte Shqipëria komuniste e Enver Hoxha, prandaj dhe kërkon kaq me passion të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe për këtë shkak parasheh rreziqe përpara nëse Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit iu mohohet kjo perspektive.