Aktorja e famshme Keira Knightley raportohet se mund të rikthehet në franshizën “Pirates of the Caribbean”, pasi që ajo ka luajtur në këtë franshizë në rolin e Elizabeth Sëann.
Filmi i radhës “Pirates Of The Caribbean: Dead Men Tell No Tales” pritet të lansohet më 26 maj të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. Aktori i njohur Johny Depp do të kthehet si Jack Sparrow, së bashku me aktorin Orlando Bloom, Javier Bardem, Geoffrey Rush, Kaya Scodelario, Brenton Thwaites dhe Paul McCartney.
The Mirror raporton se Knightley është parë një ditë duke xhiruar një skenë në studiot e Sheppertonit me Deppin, Jack Sparroë, dhe Bloomin, i cili është në rolin e Will Turnerit.
“Xhirimi njëditor është bërë në mënyrë sekrete dhe është zhvilluar muajin e kaluar”, ka thënë një burim për The Mirror. “Keira ishte me të vërtetë e gëzuar se do ta përsërisë karakterin i cili e bëri atë të famshme dhe se do të kthehet në parukën dhe kostumin e saj përsëri”, thotë burimi, përgatiti Express. (b.an)