Grabitën një sasi parash duke kërcënuar me armë rojën e sigurisë së një banke të nivelit të dytë tek zona e “21 Dhjetorit dhe u larguan pasi në bankë ra alarmi pa mundur të hapin kasafortën. Bëhet fjalë për dy grabitësit që ia mbathën me një motor.
News 24 ka siguruar videon e momentit kur këta persona largohen me shpejtësi në një rrugicë në pjesën e pasme të bankës.
Video është siguruar nga kamerat e sigurisë së subjekteve që ndodhen afër bankës së nivelit të dytë, ndërsa duket qartë motori që kalon në rrugicë. Njëri prej grabitësve duket të ketë veshur xhup të kuq, ndërsa tjetri të zi.
Në momentin e hyrjes në bankë ata mbanin shall dhe kapele për të mos u identifikuar, ndërsa brenda bankës kanë lënë edhe pistoletën me të cilën kërcënuan rojën e bankës.
Burime nga policia thonë se janë pranë identifikim të dy grabitësve.
(ma.ar/BalkanWeb)