Bëhet fjalë për shkollën e mesme “Istanbul Lisesi”, në të cilin japin mësim 35 arsimtarë nga Gjermania.
Ata paguhen nga shteti gjerman dhe një ndër detyrat e tyre është në ndihmojnë në ndërmjetësimin e kulturave, bazuar në një marrëveshje kulturore mes Gjermanisë dhe Turqisë të nënshkruar në vitet ’50.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA bëri të ditur se sipas një njoftimi të drejtorisë së shkollës nga tani e tutje nuk mund të trajtohet në mësim tema e traditave të Krishtlindjes dhe vetë festa e krishterë.
Shkolla ka ndaluar edhe pjesëmarrjen e korit të shkollës në koncertin e Krishtlindjeve të Konsullatës së përgjithshme të Gjermanisë në Stamboll.
Shkolla ka përgënjeshtruar lajmin, por në emailin dërguar arsimtarëve gjuha është e qartë: nuk lejohet përmendja e Krishtlindjeve në mësim.
Politikanët gjermanë kanë reaguar me zemërim kundër paralajmërimit të kësaj mase nga autoritetet turke.
Shefi i Partisë së Gjelbër në Gjermani, Cem Özdemir, tha:
“Ne japim para për këtë shkollë, ne i paguajmë arsimtarët dhe nëse tani ka përpjekje që neve të na ndalohet të këndojmë këngë të Krishtlindjes – kjo është e papranueshme. I vetmi reagim i mundshëm, nëse kjo s’ndryshon, që në të mos japim më para për këtë shkollë”, raporton tema.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë shprehu keqardhje që një traditë e tillë po ndërpritej nga autoritetet turke./a.k