Një bankë pranë zonës së “21 dhjetorit” në kryeqytet është grabitur nga dy persona të armatosur këtë mëngjes.
Grabitësit janë futur në bankë të maskuar e armatosur si dhe kanë grabitur një shumë parash. “Aksioni” ka nisur menjëherë sapo banka është hapur, pra rreth orës 8:30- 9:00.
Më pas janë larguar me shpejtësi përmes një motorri të vogël. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të dy grabitësve dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ende nuk dihet sesa është shuma e vjedhur e parave, por ajo që bëhet me dije është se kasaforta nuk ka qenë e hapur. Mësohet më tutje se një armë e grabitësve është gjetur në bankë, ç’ka do të lehtësojë gjetjen e autorëve.
Vijon…/java/a.k
(Me poshte foto ilustruese të bankës së grabitur, marrë nga shqiptarja.com)