EUROSAI WGEA, Grupi i Punës mbi Auditimin e Mjedisit, në qytetin e Nikosisë, Qipro, zhvilloi takimi paraprak për auditimin e përbashkët të zonave të mbrojtura detare, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit të Qipros, Portugalisë, Maltës dhe Greqisë.
Në ditën e parë të takimit, pjesëmarrësit u përshëndetën nga Audituesi i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit të Republikës së Qipros, z. Odysseas Michaeidas, i cili pasi uroi punime të mbara të këtij takimi, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të auditimit të vendeve pjesëmarrëse, për auditimin e përbashkët të zonave të mbrojtura detare.
Në këtë ditë u prezantua nga Drejtori i Kërkimeve Detare dhe Peshkimit të Republikës së Qipros, Marina Argyrou, mbi politikat e ndjekura nga ky institucion për menaxhimin e zonave detare të mbrojtura, duke e shoqëruar këtë prezantim me një material filmik interesant. Më pas u fol rreth qëllimit të këtij takimi dhe miratimit të një strukture auditimi të zonave të mbrojtura detare, mbi të cilën u diskutua gjerësisht nga pjesëmarrësit.
Nga përfaqësuesit e KLSH-së u prezantua materiali i përgatitur për identifikimin e risqeve në zonat e mbrojtura detare, material që u ndoq me interes nga pjesëmarrësit, të cilët bënë pyetje të ndryshme rreth këtij materiali.
BW/d.i.