Ministri i Financave shprehet se shpërblimi që shkon për pensionistët këtë fundvit është më i madhi në 25-vjet me plot 38 milionë dollarë. Çdonjëri nga 643 mijë pensionistët do përfitojë nga “Paketa e Solidaritetit 2016”, 6 mijë lekë shpërblim krahas pensionit mujor. Kujdesin e qeverisë për shtresat në nevojë Ahmetaj e ilustron edhe përmes një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shkruan:
Rikthimi i rritjes ekonomike dhe reformat, thekson Ahmetaj, kanë mundësi t’i shpërblejnë qytetarët. “Nuk është ende mjaftueshëm, ndaj vitin e ardhshëm hedhim një tjetër hap para me rritjen e pagave dhe pensioneve!”, shkruan më tej Ministri i Financave.
Ahmetaj sulmon dhe qeverinë e PD duke theksuar se në 8 vitet e pushtetit dhanë vetëm një herë shpërblim me 2 mijë lekë të reja për pensionist. /ma.me