2013 – Presidentja i Unionit Kristian-Demokrat (CDU) Angela Merkel, me shumicën e votave të deputetëve të Dhomës së Ulët të Parlamentit Federal, Bundestag, është zgjedhur për të tretën herë kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.
1531 – Me urdhër të Papa Klementit VII është themeluar Inkuizicioni në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
1830 – Vdiq revolucionari i Amerikës së Jugut, udhëheqësi ushtarak dhe burri i shteti Simon Bolivar. Kreu i luftës për pavarësinë e Amerikës së Jugut nga Spanja, “El Libertador”, ka dështuar për të arritur aspiratat e tij për bashkimin e vendeve të Amerikës Latine në një shtet të fortë dhe të pavarur. Ai ka çliruar Venezuelën, Ekuadorin, Panamanë dhe Perunë, por edhe ishte Presidenti i Kolumbisë dhe Bolivisë, kjo e fundit edhe është emëruar pas emrit të tij. I akuzuar për përpjekje që të deklarohej monark, u tërhoq nga pushteti në vitin 1830 dhe shpejt vdiq.
1888 – Lindi Aleksandar Karagjorgjeviç, djali më i vogël i Mbretit serb Peter dhe malazezes Princeshës Zorka, regjente që nga 1914. Ishte mbreti i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në 1921. Në shtetin e ri ai udhëhoqi një regjim personal deri në janar 1929, kurse në shtator të vitit 1931 ka imponuar një kushtetutë. Ai u vra në Marsejë më 9 tetor në vitin 1934.
1903 – Vëllezërit Wilbur dhe Orville Wright kanë kryer fluturimin e parë të suksesshëm me aeroplan në historinë e aviacionit. Mjeti i tyre “Flyer I” u ngrit mbi dunat e rërës pranë qytetit të Kitty Hawk në Karolinën e Veriut, SHBA, u rrotullua katër herë, ndërsa ka mbetur në ajër gati 59 sekonda. (b.an)