Raportet financiare nga Departamenti i të Ardhurave të Shtetit të Colorados bëjnë të ditur se shitjet e kanabisit kanë arritur rreth 1 miliardë dollarë në dhjetë muajt e parë të vitit 2016. Ky numër e kalon shifrën e shitjeve mjekësore dhe rikrijuese për gjithë vitin 2015, e cila ishte 996,184,788 dollarë.
Një raport i tetorit nga Marijuana Policy Group ka llogaritur një impakt ekonomik prej 2.39 miliardë dollarë më 2015. Nisur nga këto të dhëna, avokati i industrisë së kanabisit, Vicente Sederberg, thotë për The Cannabist se shteti mund të presë një total edhe më të lartë për vitin 2016. “Mendoj se do të shohim të ardhura shitjesh 1.3 miliardë dollarë këtë vit”, thotë Sederberg. “Në këtë mënyrë, impakti ekonomik i kësaj industrie, nëse përdorim të njëjtin shumëzues si raporti i Marijuana Policy Group, i cili është krejt i arsyeshëm, impakti ekonomik për vitin 2016 mund të jetë mbi 3 miliardë dollarë”.
Colorado është shtet pionier në legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ndërkohë që në zgjedhjet e këtij viti u votua edhe për legalizimin e tij në nëntë shtete të tjera, duke fituar tetë.
d.i.