OSHEE njofton se defekti në Fiderin 322 në nënstacionin e Selitës vijon të mbetet ende problematik. 8 kabina janë jashtë pune. Kjo ka shkaktuar dhe mungesën e energjisë në disa zona të Tiranës.
Segmenti i linjës nga Kabina e Prince Park deri tek Kabina Kinoklubi është konstatuar kabell me defekt në linjën e Tensionit të Mesëm. Zona e mbetur pa energji është zona pranë Kinoklubit në Qytet Studenti. Ndërsa zonës së rrugës së Durrësit, Bllokut të Ambasadave, i është rikthyer energjia elektrike pas riparimit të kabujve që kishin defekt në fiderin 11.
OSHEE njofton gjithashtu se fideri 325 që mbulon zonën e ish qytetit të nxënësve, vazhdon të ketë një kabinë jashtë pune.