Çmenduritë nga Kina nuk kanë të sosur. Në Lindjen e Largët kërkojnë të pushtojnë skenën e futbollit botëror me shifra të çmendura.
Tentativa e fundit ka vënë në shënjestër lojtarin më të mirë të botës, Lionel Messi.
Bëhet fjalë për skuadrën e Hebei Fortune, që sipas Sky Sports është gati ta peshojë argjentinasin në ar për ta marrë në kampionatin kinez.
Pas kalimit të Carlos Tevez në Kinë për një kontratë dy vjecare që do ti japë Apashit plot 80 milionë euro, aziatikët kanë vendosur të tentojnë edhe Lionel Messin.
Ylli argjentinas është duke zhvilluar bisedime për rinovimin e kontratës me Barcelonën, por Hebei Fortune, skuadër që drejtohet nga një emër i njohur i futbollit europian, ish-trajneri i Real Madrid dhe Manchester City, Manuel Pellegrini, ka vendosur ti prishë mendjen Messit duke i vënë në tavolinë një ofertë për një kontratë 5 vjecare me pagë 100 milionë euro neto në sezon, të gjitha për t’u futur në xhep, pa përfshirë këtu taksat.
500 milionë euro në një kontratë janë dicka në kufijtë e të paimagjuneshmes, por Hebei nuk është se e ka për të parën herë që bën kontrata faraonike, duke qenë se ka angazhuar Ezequiel Lavezzin, me një pagë prej 13 milionë eurosh në vit, ndërsa ish futbollistin e Romës Gervinho e mori me një akord për t’i paguar 150 mijë euro për çdo ndeshje.
Tani ëndrra e tyre është Messi, të cilit i skadon kontrata në vitin 2018, me Barcelonën që i ofron për rinovimin një rritje të ndjeshme të pagës duke e çuar atë në 35 milionë euro në sezon, nga 24 milionë euro që merr argjentinasi aktualisht.
Tema/d.i.