Momente dramatike shfaqet në një video të publikuar sot në internet, ku një 7-vjeçar përplaset nga një automjet, i cili e hedh disa metra larg.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zhanaozen, në pjesën jugperëndimore të Kazakistanit. Mësohet se djali, i cili shoqërohej nga një tjetër bashkëmoshatar, po kalonte rrugën, ndërsa u përplas egërsisht nga një makinë tip ‘Lada’.
https://www.youtube.com/watch?v=Mlt6h6DFclQ
Fill pas aksidentit të rëndë, shoferi ka ndalur t’i japë ndihëm e parë vogëlushit, i cili u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij./bw/a.k