Ajo e mbajti në krahë për më shumë se një orë, pasi kuptoi se një vajzë donte te hidhej nga ura. Nëna e dy fëmijëve e quajtur Vicky Dash, 32 vjeçe, kishte dalë për pazar, por vuri re 24-vjeçaren që nuk dukej mirë.
Vicky pa se në anë të rrugës një vajzë me flokë të kuqe ishte gati për të hedhur veten nga ura pranë Barham, Angli.
“U afrova, e pyeta sa vjeç ishte dhe se çfarë po bënte, por ajo po afrohej më afër bordurës, kur e kuptova se çfarë po ndodhte, u ngjita tek ajo dhe e përqafova atë. I thashë se nuk ia vlente ta bënte këtë, por ajo nuk donte që të më dëgjonte, kishte vendosur që t’i jepte fund”, ka thënë 32 vjeçarja.
Ndërkohë, një kalimtar tjetër që e pa të gjithë skenën, ka lajmëruar policinë dhe pas më shumë se një ore përqafim, nëna e dy fëmijëve ka arritur që ta shpëtojë 24-vjeçaren./express/a.k