Arrestohet në Shkodër një 26 vjeçar, i akuzuar për vjedhjen dhe trafikimin e mjeteve motorrike.
Elvis Hysaj u arrestua nga forcat e policisë në qytet, teksa banues rezulton të jetë në fshatin Reç të Malësisë së Madhe.
Në vijim të operacionit të koduar “LUKS” me qëllim goditjen e rasteve të trafikimit të mjeteve motorike, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e ka shpallur këtë shtetas në kërkim, pasi Prokuroria e Shkodrës ka caktuar “Urdhër Ndalimi” më datë 07.04.2016, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 141/a/2 i Kodit Penal./java/a.k