A. Dervishi është një vajzë e re, e cila ditën e sotme ka nisur punë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por veprimet e saj ndaj pacientëve që janë në nevojë dhe që duan të mjekohen nuk janë aspak korrekte dhe etike.
Ndërsa fillimisht ajo ka hedhur në rrjetet sociale nj foto mbi të cilën shkruan “Dita e parë, ditë e mbarë”, në një postim të dytë ajo hedh foton e një pacienti të gjakosur ndërsa qesh “hahata”.
Dhe të mendoni se është vetëm dita e parë në punë e kësaj infermiereje, imagjinoni se çfarë mund të bëjë gjatë ditëve të tjera.
“A është e lejueshme kjo gjë? Kjo vajzë sapo ka filluar si infermiere në Spitalin Ushtarak dhe ka hedhur një video të një të plagosuri duke qeshur. Ju lutem ndalojeni këtë. Nesër, pasnesër nuk dua që të hyj në spital, të më kapin me video dhe të më hedhin në internet. Ju lutem, kjo është e pa lejueshme. Ju lutem mos e lejoni këtë gjë. Ju lutem nuk dua që nesër në vend të atij të jem unë”, – shkruan i revoltuar mesazhdërguesi në redaksinë e Jeta Osh Qef.
Ne nuk e dimë nëse një gjë e tillë është e lejueshme apo jo, ama ajo që dimë më së miri ësht se diçka e tillë nuk është aspak etike apo e hijshme për një profesioniste të re.