Kryeministri grek, Aleksis Cipras beson në një avancim pa shantazhe në lidhje me masat e livrimit të borxhit ndaj Greqisë, vëne dje në pikëpyetje nga presidenca e Eurogrupit për shkak të masave sociale të qeverisë.
« Besoj se mund të kemi një avancim në këtë proces pa shantazhe dhe në përputhje me respektimin e sovranitetit të çdo shteti », u shpreh ai në mbërritje të një takimi të të 28-ve të Bashkimit Evropian, në Bruksel.
Zëdhënësi i presidentit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem njoftoi dje me kërkesë të Gjermanisë pezullimin e masave lehtësuese të borxhit grek akorduar në fillim të dhjetorit nga zona euro në Athinë në këmbim të reformave, pas njoftimit nga Cipras për masa të reja sociale, përcjell Atsh.
Zanafilla e mosmarrëveshjes, ndihma financiare akorduar nga Athina ndaj pesioneve më të ulëta, të derdhura në dhjetor, si dhe një shtyrje për rritjen e TVSH-së në ishujt në lindje të Egjeut, ku janë të akomoduar aktualisht më shumë se 16.000 migrantë dhe refugjatë. (b.an)