Si duket, Instagram po shton tipare të reja në të gjitha anët dhe sot ka bërë të njejtën gjë. Rrjeti social në pronësi të Facebook ka njoftuar se do të shtoj tiparin e ruajtjes së postimeve, apo ‘Saved Posts’ për aplikacionet mobile në Android dhe iOS.
Për të shtuar ndonjë postim në ‘Saved Posts’ thjesht klikoni në ikonën e re ‘bookmark’ që do të shfaqet nën secilën foto që paraqitet në faqën kryesore. Postet të cilat i ruani përmes ‘bookmark’ do të jenë të gatshme për t’i shfletuar më vonë në rubrikën e re ‘Saved Posts’.
Sektori për postimet e ruajtura ‘Saved Posts’ do të jetë privat që do të thotë se vetëm ju mund t’i shikoni ato postime.
Funksioni i ri debuton me versionin 10.2 të Instagram që është i gatshëm për shkarkim tani në iTunes App Store dhe në Google Play Store./telegrafi/a.k