Një e çarë prej shtatë kilometrash e thellë në fundin e detit në Australi ka alarmuar gjeologët nëpër tërë botën.
Kjo vrimë gjendet në Detin Banda dhe është në afërsi të ‘Unazës së Zjarrit’, zona me tërmetet dhe cunamet më aktivë në botë në Oqeanin Paqësor.
Disa gjeologoë kanë zbuluar se çarja e tokës nën ujë, posaçërisht në afërsi të ‘Unazës së Zjarrit’ është kërcënim serioz për planetin Tokë, transmeton ORAinfo.
Sipas anketave gjeologjike në Amerikë, 90% e tërmeteve dhe 81% e tërmeteve më të rrezikshme ndodhin po në këtë zonë, e cila përfshinë Zelandën e re, Australinë, Indonezinë, Amerikën dhe Amerikën Jugore.
Muajin e kaluar u bënë disa analiza më të thella rreth këtij problemi të cilat dhanë rezultate alarmuese për të ardhmen e njerëzimit.
Sipas Behzan Fetahi, profesor i inxhinierisë gjeoteknike dhe tërmeteve në universitetin teknologjik të Sidneit, çarja e tokës nën ujë ka ndodhur si pasojë e takimit të pllakave tektonike në një zonë tejet aktive vullkanike.
Prandaj, kur këto pllaka janë afër, shtyjnë njëra tjetrën në drejtim të thellësisë duke ndikuar në çarjen e mëtutjeshme të tokës nënujore si dhe në formimin e tërmeteve dhe cunameve.