Ka vijuar dhe sot Operacioni “Blici Rrugor”.
1 orë e 30 minuta në të gjithë Shqipërinë.
Aksioni vetëm për vendosjen e rripit të sigurimit.
Policia e Shtetit ka zhvilluar edhe në mesditën e sotme operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Operacioni nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:30 minuta.
Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit.
Në këtë operacion blic u angazhuan rreth 400 punonjës Policie në total.
U ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Në total në të gjithë vendin u vendosën 687 masa administrative:
Nga këto 452 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Si dhe për shkelje të tjera u vendosen 235 masa administrative.
Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.
Policia Rrugore edhe në ditët në vijim do të vijojë me intensitet punën për ndëshkimin e çdo shkelje të kodit rrugor, duke u fokusuar më shumë në drejtim të ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që përdorin pije alkoolike, që përdorin celularin dhe nuk respektojnë normën e vendosjes së mjeteve të fiksimit .