Teksa kryeministri Rama po mbaronte fjalën e tij, në sallën e Kuvendit, hyri ish kreu i qevërisë, Sali Berisha. Siç ka ndodhur shpesh, në këtë skenë të përsëritur, Rama e ka mirëpritur paraardhësin.
“Shyqyr që erdhi Sali se e di si po rrinin këta? Si pula të therura po rrinin”, iu drejtua Rama, Berishës.
Por kjo shprehje e Ramës ka sjellë reagimin e deputetëve të opozitës. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu kërkoi fjalën dhe iu drejtua Ramës “Në qoftë se i konsideron pula të therura, po i them që është gomari më i madh në këtë sallë”.
Replikat në Kuvend
Berisha vjen në sallë teksa Rama po mbaronte fjalën
Edi Rama: Shyqyr që erdhi Sali se e di si po rrinin këta? Si pula të therura po rrinin.
Berisha kërkon fjalën, por Meta ia jep Mediut për procedurë
Fatmir Mediu: Në qoftë se i konsideron pula të therura, po i them që është gomari më i madh në këtë sallë.
ma.me