Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Meta.
Siç bëhet e ditur në këto takime pritet të bisedohet për kushtet që do vendosen kundrejt partnerit të koalicionit për formimin e qeverisë.
Ditë më parë Rama takoi dy liderët e opozitës shqiptare Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin të cilët diskutuan për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni.
Në zgjedhjet e të dielës BDI e Ahmetit fitoi 10 deputetë duke u renditur partia e parë shqiptare e ndjekur nga lëvizja Besa e cila mori 5 deputetë.
Dhe ndonëse zgjedhjet u fituan nga VMRO-DPMNE e Gruevskit, asnjë prej partive nuk ka shumicën për të formuar qeverinë e në këtë pikë partitë shqiptare janë ato të cilat do të përcaktojnë fatin parlamentit maqedonas.
Shqiptarja/d.i.