Zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës Amerikane (CIA) besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, është përfshirë edhe personalisht në sulmet kibernetike përmes hakerëve gjatë fushatës parazgjedhore në SHBA, shkruan NBC. Siç thuhet, qëllimi ka qenë që të dëmtohet kandidatja e demokratëve, Hillary Clinton.
Ka qenë vetë presidenti rus ai i cili, personalisht ka dhënë instruksionet se si të filtrohen dhe të përdoren dokumentet e vjedhura në këto sulme, shkruan NBC, duke u thirrur në dy zyrtarë, të cilë kanë qasje në këto të dhëna, transmeton sovrani.info.
Siç shkrua NBC, Putin asnjëherë nuk ia kishte falur zonjës Clinton që në vitin 2011, atëherë kur ishte sekretare e shtetit, publikisht e kishte vënë në diskutim mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Rusi.
Por më pas, siç raportojnë këta zyrtarë të CIA-s, Putin përmes këtij hapi, kishte dashur të krijojë përshtypjen se edhe në politiken amerikane ka përçarje politike, duke u munduar që ta zvogëlojë ndikimin politik të liderit botëror, citohet Koha. (b.an)