Seksi. Të gjithë e kemi bërë, disa prej nesh më tepër se një herë. Disa madje janë edhe goxha të zotë për këtë punë.
Ka shumë informacion për çka është “e mirë” dhe “e keqe”, por më e rëndësishmja është: çfarë është e vërtetë? Është koha të hedhim një vështrim serioz mbi disa nga gjërat që dëgjoni për seksin.
1. Duhet ta bëni në banjon e avionit
Gabim. Prapa derës do të formohet një radhë e gjatë dhe të gjithë do ta dinë se çfarë po bën ti aty, sepse me siguri që edhe ata do ta kenë bërë këtë gjë. Më mirë përkëdheluni në sedilje, shihni ndonjë film.
2. Seksi i pajtimit është i shkëlqyer
Kjo duhet të jetë një nga gënjeshtrat më të mëdha që themi. Seksi pas një grindjeje nuk është pasionant dhe seksual, secili mendon ende se pse u shatë.
3. Mos bëni seks me ish-in
Prapë ganim. Seksi me ish-të dashurën/in është si të veshës një palë xhinse të vjetra e të rehatshme dhe të jep një ndjesi keqardhjeje e hutimi. Normale.
Të dy e dini se çfarë pëlqen tjetri dhe, më e rëndësishmja, çfarë nuk pëlqen. Nuk ekziston shqetësimi se mund ta zhgënjeni njëri-tjetrin, thjesht kënaquni ku të mundeni në këtë botë të tmerrshme.
4. Femrat ndizen nga fjalët që dëgjojnë
Kjo është e vërtetë deri në një farë mase. Zakonisht, komplimentat i pëlqejnë të gjithë, ndoshta edhe disa detaje për gjërat që shpreson të ndodhin pas pak. Por, të gjithë e dimë që në kinema kanë dalë edhe ca filma të shpifur, për të cilët më mirë të flasim “pas”.
5. Ushqimi në dhomën e gjumit është seksi
Ushqimi dhe seksi duhet të jenë dy përvoja të ndryshme, pa diskutim. Ushqimi është për t’u ngrënë, seksi për t’u bërë. Nuk ka asgjë erotike te një lazanjë.
Ushqimi në dhomën e gjumit mund të jetë edhe i rrezikshëm. Zemra të rreh shpejt dhe papritmas ke një ënjtje. Je i eksituar, apo alergjik ndaj luleshtrydheve?
6. Duhet të provoni të luani role
Të hequrit si dikush që nuk jemi është stresues mjaftueshëm kur e bëjmë çdo ditë në punë. Duke marrëzi ta bësh edhe në kohën e lirë. Por, nëse do ta provoni, duhet të jepni më të mirën.
7. Muzika e qetë përmirëson atmosferën
Marvin Gaye u vra nga i ati, Barry White vdiq obez, D’Angelo është shumë, shumë më seksi se ti. Të zgjedhësh muzikë sensuale do të thotë të endesh mes vdekjesh e zhgënjimit, ndoshta i veshur me brekë.
Çfarëdo të zgjedhësh, do të jetë gabim. Përmbaju monologut tënd të brendshëm.
Playboy/d.i.