Policia ka arrestuar Klodian Martini 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Ndërsa sot në mëngjes është shoqëruar një drejtuese mjeti, pasi ka përplasur një të moshuar, që po lëvizte me biçikletë.
Sipas policisë, sot rreth orës 09:20, në lagjen Nr.17 Durrës, 34 vjeçarja me inicialet A.K. banuese në Tiranë duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto me targa AA 928 JI, ka aksidentuar një të moshuar rreth 60-vjeç. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. /ma.me