Policia ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim per plagosje dhe mosbindje të urdhrit të policisë.
Qirjako Gjini 48 vjeç banues në Sarandë u arrestua, pasi akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, ndërsa Melseid Nelaj 30 vjeç për mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë.
Ndërkohë që në Vlorë, në pranga ka rënë Bardhyl Lame 59 vjeç, pasi po drejtonte makinën në efektin e pijeve alkoolike.
shqiptarja.com/d.i.