Partia në pushtet në Zimbabve, ka deklaruar se kryetari i këtij vendi, 92 vjeçari Robert Mugabe, do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vendit që mbahen në vitin 2018, transmeton Koha.net.
Zyrtar i partisë ZANU Ignatius Komba ka thënë se emërimi i tij si kandidat do të konfirmohet në kongresin e kësaj partie gjatë kësaj, jave, njofton AP.
Ai ka shtuar se Mugabe sjell “urtësi dhe unitet” për Zimbabvenë. Ky shtet afrikan ballafaqohet me vështirës të mëdha ekonomike dhe me shumë protesta antiqeveritare.
Në vitin 1980, guerilja e Mugabes largoi pushtetin e pakicës së bardhë në Rodezi. Atëbotë Rodezisë iu ndërrua emri në Zimbabve e Mugabe ishte kryeministër deri në vitin 1987, kur u zgjodh, për herë të parë, kryetar i shtetit. Pastaj fitoi në zgjedhjet në vitin 1990, 1996, 2000, 2008, dhe 2013, përgatiti Koha. (b.an)