Konsumimi i mishit të pulës është zgjedhje e shumë familjeve, por sa të sigurt jemi për cilësinë e tij. Një video e publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop”, denoncon rastin e tregtimit të pulave të vezëve, pasi kanë mbaruar ciklin e prodhimit. Problemi në këtë situatë, qëndron në faktin se këto lloj pulash janë të destinuara vetëm për vezë, dhe jo për t’u konsumuar mishi i tyre, pasi ato nuk e shikojnë asnjëherë dritën e diellit.
Rasti i denoncuar nga “Stop” është shënuar në Berat, ku këto pula shiten me 150 lekë për tregtarët.
Me ligj, këto pula mund të shiten, por në rastin konkret nuk kanë asnjë certifikatë shoqëruese për pastërtinë e shpendëve, që është në fakt detyrim ligjor.
Qytetari– Si kaluat? Me ble ca pula nga ato, që nuk bëjnë vezë.
Punëtori– Sa pula doni?
Qytetari– Sa ke për të shit ti?
Punëtori – Me 150 lekë shitet pula këtu, për tregtarët e ke parasysh.
Qytetari – E kuptoj, po mirë t’i marrim.
Punëtori– Mirë, prisni një çikë atje!
Qytetari – Thashë t’i provosha një herë si janë, janë shumë të lodhura?
Punëtori– Po të lodhura janë o burrë, po nuk qenë të lodhura, nuk e nxjerr ai.
Qytetari – Sa vite rrinë duke bërë vezë?
Punëtori – 18 muaj i mbajmë.
Punëtori – Sa do merrni ju?
Qytetari – Nxirri 30 copë.
Punëtori – Merr 20.
Qytetari – 20.
Qytetari – Në rregull.
Punëtori – Në rregull.
Qytetari – Për 700-800 copë cfarë pazari kanë?
Punëtori – Nuk e di, flasim në telefon. Unë jam si puna jote në këtë rast, unë do flas me atë të madhin aty.
Qytetari – Shiten këto?
Tregtarja – Po me dy.
Qytetari – 200 mijë lekë copa?
Qytetari – Të pularisë janë këto?
Tregtarja – Po të pularisë. Për sëmundje të garantoj unë.
Qytetari – Po pse janë kështu të rrjepura?
Tregtarja – Ngaqë nuk kanë parë diell me sy.
BW/d.i.