Samsung mund të mos jetë kompania e vetme e madhe, që po përballet me probleme të pajisjeve që shpërthejnë në flakë.
Kjo pasi në Kinë raportohet për disa raste të shpëthimit të iPhone –ve.
Kompania për mbrojtjen e konsumatorit atje tha se të paktën 8 iPhone kanë shpërthyer, përfshirë modelet iPhone 6 dhe iPhone 6S.
“Apple duhet të tregojë përgjegjësi ndaj konsumatorëve. Shumë thonë se ankesat e tyre nuk zgjidhen në mënyrë efiçente”, deklaroi Këshilli për Konsumatorët në Shanghai.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet për iPhone që shpërthejnë. Në Tetor një burrë në Australi e gjeti makinën të mbushur me tym, pasi Phone që kishte lënë saj brenda saj kishte marrë flakë.
Mat Jones tha se kishte vetëm 7 ditë që e kishte blerë pajisjen. /klan/a.k