Pamjet me dronë tregojnë se si është shkatërruar nga bombardimet ruse dhe të qeverisë siriane qyteti me trashëgimi, Aleppoja. Qyteti më i madh i Sirisë, sot ai është një zonë e shkatërruar me qindra e mijëra viktima.
Ditët e fundit, situata është rënduar tej mesa me qindra të vrarë në radhët e civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë.
Lindja e qyteti është bastioni i fundit i rebelëve dhe sulmet kanë qenë të pamëshirshme, duke bllokuar mijëra civilë.
Një marrëveshje e shkurtër armëpushimi për të lejuar daljen e civilëve u prish shpejt. “AP”, shkruan se është e paqartë se kush e theu armëpushimin.
“Ata kanë njoftuar se do të na vrasin të gjithëve”, tha një aktivist i quajtur Mahmoud Raslan. Presidenti turk, Rexhpet Taip Erdogan akuzoi forcat qeveritare siriane për thyerjen e armëpushimit, ndërsa Irani që mbështet Assadin bëri akuza të ngjashme por kundra rebelëve.
Të paktën 800 persona të sëmurë dhe të plagosur kanë mbetur pa ndihmë në blloqet e shembura nga bombardimet. Ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Bombardimi vjen një ditë pasi qeveria siriane është akuzuar për ekzekutimin e 82 civilëve me armë zjarri në shtëpitë e tyre, dhe të paktën 20 gra kanë vrarë veten për t’u mos u dhunuar nga luftëtarët pro-qeveritar.
Ambasadori sirian në OKB mohoi akuza të tilla, por shtoi se ishte e drejtë kushtetuese e qeverisë për të goditur “terroristët”.