Një çift emigrantësh, djali shqiptar e vajza moldave, janë arrestuar në Itali pasi u kapën me 51 kg marijuanë. Bëhet fjalë për shqiptarin Elvin Cakoni, 32 vjeç dhe të dashurën e tij moldave, Julia Lesku, 31 vjeçe, ndërsa të dy jetonin në Monza të Italisë, raporton sot “Ansa.it”. Ata u arrestuan në një rrugë mes Peschiera-s dhe Veronës, e policia konstatoi se në bagazhin e mjetit të tyre kishin fshehur dy çanta me drogë. Vlera e lëndës narkotike mendohet se arrin deri në 80 mijë euro.
ma.me