Video e adhurueshme tregon një qen “gjigant” Dogue de Bordeaux, e lehura e çuditshme e së cilës i shkrin pronarët e saj së qeshuri – pasi tingëllon si lemzë.
Dave Hardman dhe gruaja e tij Kerry filmuan të lehurën e Bettyt në shtëpinë e tyre në Ulberston,Cumbria.
Çifti e mori qenin nga një organizatë bamirësie kafshësh pasi u shpëtua nga një shtëpi ku e linin pas dore në korrik të këtij viti.
https://www.youtube.com/watch?v=AU5k3sUDAwI
Skuadra e shpëtimit beson se Betty u la e izoluar për pesë vite dhe të lehurat e saj të dëshpëruara për vëmendje dëmtuan kordat vokale, duke e lënë kështu me lemzë në vend të lehjes, shkruan ora.
Pavarësisht historisë së trishtë, babai i tre fëmijëve, Z.Hardman mendon se e lehura e Bettyt është pjesë e karakterit të saj brilant dhe çifti ka rënë në dashuri me të, prandaj kanë vendosur ta mbajnë.