Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominantë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore Lindore.
Parashikohet që edhe pasditja të vijoje me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të largohen nga i gjithë territori duke bërë që gjatë natës, i gjithë territori shqiptar të dominohet nga mot i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi verior – verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Europa
Kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-hershme do të karakterizojnë motin në pellgun e Mesdheut, gadishullin e Ballkanit, si edhe pjesën më të madhe të Europës. Po ashtu me mot të kthjellët por temperatura shumë të ulëta paraqitet Europa Lindore ku termometri do të zbresë deri në -18 gradë C. Përjashtim bëjnë vetëm: Ishujt Britanike të cilat do të karakterizohen nga vranësira dhe reshje të dobëta shiu./noa/a.k