Njerëzit që duan të mësojnë gjuhën gjermane, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, tashmë kanë edhe një sfidë tjetër të madhe: Fjalën e Vitit në Austri.
Kjo është fjala “Bundespraesidentenstichwahlwiederholungsverschiebung” që do të thotë “largimi nga përsëritja e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale”, bën me dije agjencia e lajmeve Associated Press.
Fjalë që të thyen gjuhën dhe të lë pa frymë, u krijua pas konfuzionit të zgjedhjeve presidenciale në Austri dhe fjala u shpall nga një studim nga Departamenti i kërkimeve të gjuhësisë në Universitetin e Graz-it që pyeti 10,000 njerëz në bashkëpunim me agjencinë austriake të lajmeve.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale austriake u bë në prill dhe një tjetër në maj, por rezultatet ishin anuluar për shkak të parregullsive. Zgjedhjet e përsëritura u planifikuan për në tetor dhe më pas u shtynë në 4 dhjetor për shkak të mosfunksionimit të fletëve të votimit, përgatiti BETA. (b.an)