Një 40-vjeçar shqiptar, i njohur me pseudonimin ‘Laço” ka rënë në pranga në Igumenicë, ndërsa është sekuestruar një sasi droge.
Burime zyrtare nga policia e Igumenicës bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se shqiptari Vladimir Mece, banues në fshatin Ciflik të Sarandës është kapur në Sivota, ndërsa rezulton i dënuar dhe më parë në shtetin grek për trafik droge.
Të njëjtat burime theksojnë se Meçe është kapur me një gomone me të cilën kishte mbërritur në orët e para nga Shqipëria dhe kishte shkarkuar drogë që mendohet të jetë rreth 200 kg marijuane. Fill pas kësaj është njoftuar policia e Athinës dhe siç raportohet ka arritur të kape dy makinat që kishin ngarkuar drogën nga gomonia. Ndërkohë, operacioni vijon ende.
MECE ME PRECEDENT PENAL
Po ashtu, raportohet se në shkurt të 2010 në stanin e 40-vjeçarit në Ciflik u gjeten 240 kg marijuanë, por për ngjarjen u dënua vetëm babai i tij, Mehmet Mece, në atë kohë 70 vjeç me 4 muaj burg për “moskallëzim krimi”. Ndërkaq, në nëntor të 2013-ës Mece u kap në Sajadhe të Igumenicës bashkë me dy të tjerë me një gomone me 374 kg marijuanë./a.k