Debati për ligjin e mbetjeve është kthyer përsëri në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj ka akuzuar se kreu i këtij Komisioni Eduard Shalsi qëllimisht nuk po sjell dekretin e presidentit që ktheu për rishikim këtë ligj.
Shalsi tha se ligji nuk është risjellë në komision për shkak se disa deputetë kanë kërkuar më shumë sqarime mbi të.
Ai solli gjithashtu në vëmendje edhe përgjigjen e Delegacionit Evropian, i cili e vlerësoi ligjin si të përshtatshëm me legjislacionin në BE raporton shqiptarja. Ndryshimet për Ligjin e Integruar të Mbetjeve u miratuan nga Kuvendi, por u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës./a.k.