Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2014/2015. Rezultatet e këtij publikimi u prezantuan sot në Konferencën e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e përkrahur nga projekti i Statistikave të Suedisë (SCB)/Sida.
Të dhënat statistikore në këtë raport janë afatgjata dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale. Agjencia e Statistikave të Kosovës, përdori të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, të cilat ofronin një informacion statistikor, të plotë për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.
Statistikat janë këto:
Koeficienti i maskulinitetit ishte 110.1 meshkuj për 100 femra – më i lartë se raporti i përgjithshëm i popullsisë;
Mosha mesatare e të martuarve ishte për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç;
Të dhënat e fertilitetit tregojnë rënie, 2 fëmijë për një grua;
Shkalla e punësimit te gratë ishte 11.5%, ndërsa te burrat 38.7%; dhe
Shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6%, ndërsa 31.8% për burrat, përgatiti Koha. (b.an)