Pas daljes nga spitali ku qëndori i shtruar për disa javë, reperi Kanye West thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për takimin që ka zhvilluar me presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.
Përmes një statusi në Twitter, West thotë se ishte ai iniciator për takimin me Trump, ndërsa tematika e bisedës ka qenë në lidhje me diskriminimin dhe çështjet multikulturore.
“Unë kam kërkuar për t’u takuar me Trump për të diskutuar për çështjet multikulturore.
Ndjej se është shumë e rëndësishme që të ketë një linjë të drejtpërdrejtë të komunikimit me Presidentin tonë të ardhshëm në qoftë se ne duam ndryshime”- ka shkruar reperi 39-vjeçar.
BW/d.i.