Një axhendë e ngjeshur dita e sotme për ambasadorin amerikan, Donald Lu.
Pas takimit mëngjesin e sotëm me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë, ku ishte i pranishëm dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, ambasadori Lu ka zhvilluar takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi mes dy zyrtarëve u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ende nuk dihet tematika e diskutimeve.
Mendohet se një nga temat e diskutimit mund të jetë vizita e drejtorit të CIA-s në Tiranë pak ditë më parë.
Takimi vjen një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ndërsa këto ditë në fokus është opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias sa i takon ligjit të Vettingut.
BW/d.i.