Pas uljes së ndjeshme të temperaturave me disa gradë nën 0, Ministri Transportit Sokol Dervishaj ka urdhëruar ARRSH, dhe drejtoritë rajonale të jenë në gadishmëri maksimale gjatë këtyre ditëve.
Ja si paraqitet gjendja për ditën e sotme:
Në Rajonin Verior Shkodër: Për shkak të temperaturave të ulëta, ka prani të ngricave në akset e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Nga kontraktorët është bërë hedhja e kripës që në orët e para të mëngjesit. Situata e qarkullimit është normale. Kontraktorët janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij Rajoni. Kontraktorët kanë bërë hedhjen e kripës në segmentet ku ka prani të ngricave.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër qe mbulon edhe Qarkun e Korçës, ka patur temperatura të ulëta gjatë natës, dhe për pasojë ka prani të ngricave në akset rrugore. Kontraktorët kanë hedhur kripë në orët e para të mëngjesit dhe po mbajnë në monitorim situatën. Edhe në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.
Përveç detyrave të situatës dimërore, kontraktorët janë duke punuar edhe për realizimin e zërave të tjerë të punimeve, si pastrimin e akseve, mbushjen e bankinave, zëvendësimin e sinjalistikës së dëmtuar, prerjen e bimësisë, pastrimin e kanaleve anësore, etj.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prani të ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./a.m.