Kryetari i Kuvendit njëherësh kreu i LSI Ilir Meta ka ripërsëritur thirrjet ndaj Gjykatës Kushtetuese për të dalë sa më spejt me një vendim për Vettingun. Madje këtë herë Meta ka shkuar edhe më tej teksa ka thënë se gjykata duhet të vendosë pro ligjit, pas opinionit pozitiv të Komisionit të Venecias. ai tha se “është mirë të kemi sa më shpejt një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut”.
Ai tha se nga zbatimi i ligjit të Vettingut, varet jo vetëm integrimi dhe realizimi i 5 prioriteteve, por është edhe një garanci për të drejtat e njeriut në Shqipëri.
“Reforma në Drejtësi është kryefjala e aktualitetit, ajo është më e rëndësishme, nga zbatimi i saj varen edhe reformat e tjera, jo vetëm për 5 prioritetet, por edhe të tjerat.
Prandaj është mirë të kemi sa më shpejt një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut.
Zbatimi i ligjit, jo vetëm për të luftuar korrupsionin, por është edhe një garanci për të drejtat e njeriut” deklaroi Meta.
/a.m.