Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Në pranga ka rënë Kastriot Brahimaj, 50 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në Orikum, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.B., 43 vjeçe dhe djalit të tij K.B., 16 vjeç.
Dhuna e ushtruar ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”./a.m.