Gjiganti teknologjik, Nokia, shumë shpejt do të rikthehet në tregun e telefonave me pajisjet e reja, të cilat raportohet se do të lansohen në shkurtin e vitit 2017.
Nokia do të lansojë dy versione të telefonit Nokia D1C. Pajisja me 2 gigabajt Ram do të kushtojë 150 dollarë, ndërsa pajisja me 3 gigabajt RAM do të kushtojë 200 dollarë.
Modeli i 150 dollarëve do të ketë ekran 5-inç Full HD me rezolucion 1920×1080 pixels dhe do të ketë kamerën kryesore prej 13 megapixel, transmeton Koha.net.
Modeli i 200 dollarëve do të ketë ekran 5.5-inç dhe kamerën kryesore 16 megapixels. Specifikat tjera do të jenë të njëjta me ato të telefonit të parë.
Telefonat do të kenë procesorin Qualcomm Snapdragon 430 me Adreno 505 GPU. Dy pajisjet e reja do të kenë kamerën ballore me 8 megapixel dhe 16 gigabajt memorie të brendshme. Telefonat do të operojnë me sistemin operativ Android 7.0 Marshmalloë, citohet Koha. (b.an)