Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë për festat e fundvitit. Kryeministri ka deklaruar se në 2016, është shënuar një goditje ndaj fjalës së lirë në botë dhe një rikthim i politikës së konfliktualitetit dhe retorikës populiste.
Në këtë kuadër, Rama ka kujtuar perceptimin e vetë ambasadorëve të viteve të shkuara në Shqipëri, që e shihnin politikësn shqiptare si një shembull të rrallë të “politikës së konfliktualitetit”, një shembull që sipas Kryeministrit këtë vit, nuk e bën më të rralë vendin, duke parë zhvillimet e këtij viti.
Në lidhje me raportet me fqinjët, Rama ka deklaruar se në asnjë lloj rrethane qeveria e shqipërisë ka dashur të krijojë konflikte, kur është shprehur apo ka ngritur çështje së të tashme apo të ardhmes. Në të kundërt, është shprehur kryeministri, çështjet janë ngritur, duke ndjekur politikën e “zero problemeve” me fqinjët.
Rama theksoi gjitashtu se është turp për Bashkimin Europian që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të një viti si ky që po mbaron ku liritë dhe të drejtat janë shkelur në vende e rajone të ndryshme të botës… por tanimë, të jenë të pranishme si fate tronditëse në sytë e të gjithëve ne. Një botë ku verbëria terroriste ka vijuar të prodhojë makabritete, një botë ku populizmi dhe retorika po e zgjerojnë influencën e tyre edhe në vendet e zhvilluara.
Aq e vërtetë është kjo që për ne shqiptarët, shumëkush nga ju këtu na shihte si përfaqësuesit e rrallë të një politike konfliktuale, nuk ndihemi më kaq të rrallë, sepse bashkësia e politikanëve të kësaj natyre është zgjeruar progresivisht gjatë viteve të fundit, dhe veçanërisht gjatë këtij viti.
Ne kemi ndjekur një politike të jashtme dhe dinamike që mbron interesin kombëtare, në përputhje me përgjegjësitë tona, por në çdo moment në frymën europianiste që karakterizon forcat tona politike si përfaqësim i një populli që në këtë rajon ka qenë i angazhuar dhe mbështetës për stabilitetin bazuar mbi vlerat dhe parimet e Europës ku duam të bëjmë pjesë me të drejta të plota.
Kemi punuar dhe do punojmë që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu dhe me dëshirën që të ndërtojmë mbi gjthçka na bashkon duke pasur vetëdijen se çka na bashkon është shumë më e madhe sesa çka hera herës na ndan dhe për këtë që na ndan nuk do hezitojmë të ngrejmë shqetësimet tona por gjithnjë me dëshirën që të kemi zero probleme me fqinjët.
Ne duam zero problemet me fqinjët kur edhe gabimisht duket sikur krijojmë probleme. Por ne duam zerimin e tyre dhe jemi të bindur se kjo është plotësisht e bindur. Është e rëndësishme që atmosfera e paqesh dhe e ndërvepeimit në këtë rajon ku deri dje ishin konfliktet të intesifikohen në funksion të një dakordësie me njëri-tjetrin.
Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë. Janë ndaluar që të jenë njësoj në të drejtën për të lëvizur lirisht. Ky ndalim është shprehje e dobësisë që sot manifestohet nga BE-ja, ndërkohë që Kosova, si shteti më i ri i Evropës, ka nevojë të trajtohet njerëzisht. Kosova është kyç për sigurinë e BE-së dhe të Europës si e tërë”– tha Rama./java/a.k