Nga të gjithë dosjet e pranishme në bazën e të dhënave të FBI-së online, më e shikuara është një shënim me 2 paragrafë i vitit 1950, me emrin “Hottel memo”, dhe disa thonë se vërteton ekzistencën e UFO-ve.
Përse është interesante
Nga të gjitha raportet e paraqitura nga FBI-ja, cilat duan njerëzit të lexojnë më shumë? Ju mund të mendoni se ka lidhje me John Dillinger apo Rosuell. Por jo. Është në fakt një fotografi e njohur si “Hottel memo”, e cila daton në 22 mars 1950 dhe është vetëm dy paragrafë. Dosja misterioze, e cila është ngarkuar në Vault (bazë të dhënash online e FBI, e aksesueshme nga cilido që ka një lidhje interneti) në vitin 2011, është parë një milion herë në vetëm dy vjet.
Memoja është shkruar nga Guy Hottel, në atë kohë kreu i zyrës së FBI në Uashington. Raporti i tij jep detaje mbi një rrëfim që supozohet se është bërë nga një hetues i Forcave Ajrore i cili thotë se ishte gjetur një treshe disqesh fluturuese me gjithë ekuipazh. Disqet ishin “në formë rrethore me qendrat e ngritura, rreth 50 metra në diametër,” sipas shkresës dhe “[alienet kishin] trupat me formë njerëzore, por vetëm 3 këmbë të gjatë, të veshur me rroba metalike”.
Faqja “Atlas Obscura” e përshkruan memon e Hottel si një gëj që “shumëkush e beson të jetë një X-file i vërtetë”. Por FBO thotë jo. Agjencia madje ka postuar një njoftim në lidhje me të në faqen zyrtare, ku shkruan se ai ka qenë “thjesht një raport i pakonfirmuar”.
FBI thotë se kjo memo nuk zbulon atë që shpresojnë teoritë konspirative. /bota.al
ma.me