Dy aksidente rrugore kanë ndodhur brenda pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e së martës.
Sipas policisë, në aksidentin e parë, u përfshinë 3 automjete të cilët u përplasën midis tyre.
Pak çaste më pas një tjetër aksident u regjistrua ku u përfshinë 4 automjete.
Deyshohet se shkak i të dy aksidenteve është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë.
Fatmirësisht në këto ngjarje nuk pati asnjë person të lënduar./a.m.