Policia e Shtetit zhvillon sot operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Operacioni nis në ora 12:00 dhe zgjat deri në orën 13:30 minuta.
Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat.
Ne kete operacion blic jane angazhuar rreth 1200 punonjës policie në total.
Jane ngritur 205 pika kontrolli ne gjithe vendin.
Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos-vendosjen e rripit të sigurimit.
QARKU TIRANË:
350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë
QARKU DURRËS:
120 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë
QARKU LEZHË:
100 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot
QARKU SHKODËR:
80 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës
QARKU KUKËS:
50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has
QARKU DIBËR:
50 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë
QARKU ELBASAN:
80 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas
QARKU KORÇË:
80 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik
QARKU FIER:
80 punonjës policie në 17 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh
QARKU GJIROKASTËR:
60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj
QARKU BERAT:
60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë
QARKU VLORË:
90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë
/a.m.