Gjykata e Tiranës i ka dhënë aprovimin partisë së themeluar një muaj më parë nga Ben Blushi, LIBRA (Lista e Barabartë).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti Blushi në një status në Facebook, përbri një karikature të artistit Bujar Kapexhiu ku nuk ka munguar as urimi i tij.
“Sot libra ka marrë aprovimin nga gjykata e Tiranës. Jemi një organizatë legale!
Urime të gjithëve miqësisht me këtë karikaturë të mikut tim Bujar Kapexhiu”, shkruan Blushi.
LIBRA u krijua si një lëvizje e re politike duke shprehur qëndrime kundër maxhorancës por edhe opozitës shqiptarë më 1 nëntor të këtij viti. LIBRA është konceptuar si bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.
BW/d.i.