Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar lirimin me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i akuzuar për përfshirje në disa krime.
Manjani u shpreh se nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, lirimi i tij është në përputhje me ligjin. Manjani e bëri këtë koment gjatë një interviste në “ORA News”.
“Nëse ka qenë në kushtet e lirimit me kusht, kjo është ligjore. Kjo niset nga sensibilitetet e publikut. Kush hyn në burg, edhe duhet të dalë nga burgu një ditë.
A e ka merituar apo jo, a është me korrupsion apo jo, kjo është çështje konkrete. Gjykatat kanë këtë mision, e bëjnë mirë apo keq..?!
Kush ka ankesë për gjykatën unë jam gati ta bëj një inspektim. Unë nga media e kam marrë vesh që është liruar Lulzim Berisha”, tha ai./a.m.