Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur kryesinë e re përmes votimit elektronik nga Komiteti Drejtues Kombëtar, i dalë nga Konventa Kombëtare Zgjedhore.
Kryesia e re do të ketë 25 anëtarë, ku bien në sy përfaqësues nga radhët e studentëve, anëtare të Forumit të Gruas, deputetë, ministra e zv.ministra, raporton “Panorama”.
Komiteti Drejtues Kombëtar zgjodhi drejtues të tij Shezai Rrokajn, ndërsa Erisa Xhixho u zgjodh sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, Edmond Haxhinasto, sekretar për Çështjet Programore. Eriona Bixha, sekretare Organizative dhe Bahri Shaqiri, sekretar për Sigurinë Kombëtare.
Sipas statutit të LSI-së, kryetari, zv.kryetari, nënkryetarët, sekretari i Përgjithshëm, kryetari i LRIsë, kryetarja e LGI-së dhe Kryetari i KDK janë automatikisht pjesë e kryesisë. Para Konventës Kombëtare të LSIsë, Meta propozoi Petrit Vasilin për postin e zv.kryetarit, Endrit Brahimllarin, sekretar të Përgjithshëm, Luan Ramën dhe Kejdi Mehmetaj nënkryetarë.
Propozimet e kreut të LSI-së morën votat e anëtarëve të Konventës Kombëtare Zgjedhore, që u mblodh në datat 3-4 dhjetor./Panorama/a.m.
KRYESIA E RE E LSI-SË
1. Adela Karapici
2. Brunilda Paskali
3. Elona Guri
4. Eriona Bixha
5. Eris Zaimi
6. Erisa Xhixho
7. Luzhiana Abazi
8. Monika Kryemadhi
9. Nora Malaj
10.Ornela Muhametaj
11.Rea Kotani
12.Silva Caka
13.Bahri Shaqiri
14.Dritan Ylli
15.Edmond Haxhinasto
16.Edmond Panariti
17.Klevi Pojana
18.Lefter Koka
19.Luigj Turmalaj
20.Nasip Naço
21.Përparim Spahiu
22.Sokol Dervishaj
23.Spartak Braho
24.Vangjel Tavo
25.Ylli Manjani
SEKRETARIATI
Erisa Xhixho, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.
Edmond Haxhinasto, sekretar për Çështjet Programore.
Eriona Bixha, sekretare Organizative.
Bahri Shaqiri, sekretar për Sigurinë Kombëtare.